Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se pensionistët do të jenë përfituesit kryesorë të projekt-buxhetit të ri, me 100 milionë euro shtesë përveç indeksimit të zakonshëm. Ai theksoi se deri në vitin 2027 kjo shumë do të dyfishohet, ndërsa gjatë mandatit të katërt qeverisës pensionistët do të marrin 1.7 miliardë euro më shumë.
Rama bëri të ditur se nga janari 2026 paga minimale do të rritet në 500 euro për mbi 307 mijë punonjës, ndërsa synimi është që në vitet në vijim të arrijë në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë 90 milionë euro për sigurimet në sektorin privat gjatë 9 muajve të parë të zbatimit.
Kreu i qeverisë shtoi se pensionet do të rriten çdo muaj nga janari, përtej indeksimit vjetor dhe bonusit të fundvitit.
