KreuBusull

Trupat e pajetë u gjetën në çanta, vritet bosi rus i kriptomonedhave bashkë me gruan e tij!

Roman Novak nga Shën Petersburgu, themeluesi i një platforme kriptomonedhash dhe gruaja e tij Anna u gjetën të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Trupat e tyre u gjetën të fshehur në disa çanta pranë një qendre tregtare, duke ngritur dyshime për një skemë kriminale të organizuar.

Familja e tyre raportoi zhdukjen e çiftit rreth 1 muaj më parë kur nuk po mundte t’i kontaktonte. Sipas faqes ruse të internetit “Fontanka”, çifti u vra në një vilë me qira në rajonin Hatta, pranë kufirit me Omanin, ku u joshën me pretekstin e takimit me investitorë potencialë. Motivi i mundshëm për krimin duket të jetë zhvatja.

Sipas “Deutsche Welle”, Roman Novak ishte i njohur për krijimin e platformës “Fintopio”, e cila ofronte transferta të shpejta kriptomonedhash. Ai kishte tërhequr rreth 500 milionë dollarë investime përpara se të zhdukej bashkë me paratë, duke i lënë punonjësit e tij pa paguar, ndërsa investitorët, përfshirë biznesmenë kinezë dhe të Lindjes së Mesme, humbën paratë e tyre.

Për të tërhequr investitorë në projektin e tij, ai pretendoi se kishte lidhje me princat arabë dhe themeluesin e Telegram Pavel Durov, megjithëse Durov mohoi çdo njohje me të. Në nëntor 2020, Novak u dënua me 6 vjet burg për përvetësim të 100 000 dollarëve nga partneri i tij.