Një histori prekëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku prindërit e katërnjakëve të sapolindur, Geraldo dhe Rozefa, kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të shpëtuar shikimin e fëmijëve të tyre.
Çifti është bekuar me katër foshnje, një vajzë dhe tre djem, por gëzimi i lindjes është shoqëruar me një sfidë të madhe shëndetësore. Të katër bebet kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore jashtë vendit, pasi dy prej tyre vuajnë nga hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy të tjerët rrezikojnë të përfundojnë në të njëjtin gjendje nëse nuk trajtohen në kohë.
Mjekët kanë rekomanduar që operacionet të kryhen sa më shpejt, pasi çdo vonesë mund të shkaktojë humbje të përhershme të shikimit.
Për shkak të kostos së lartë të trajtimit, prindërit kanë hapur një faqe GoFundMe ku kërkojnë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për të mbledhur shumën prej 100 mijë eurosh, që do t’u mundësonte katërnjakëve një shans për shërim.
“Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën për jetën dhe shikimin e fëmijëve tanë,” – apelojnë Geraldo dhe Rozefa.
