KreuCelebrity

Khloé Kardashian beson në sirena dhe po e thotë me krenari!

Khloé Kardashian beson në sirena dhe po e thotë me krenari!

Khloé Kardashian surprizoi fansat duke treguar se beson në sirena dhe se për të gjithçka është e mundur. Ylli i reality show-t bëri këtë deklaratë gjatë podcast-it të saj, Khloé in Wonder Land, ku bisedonte me motrën Kylie Jenner për teoritë konspirative dhe formën e Tokës.

“Rob më dërgon gjithmonë gjëra mbi teoritë se Toka është e sheshtë, dhe unë them me vete:
A mendoj se gjithçka është e mundur? Po. Besoj në sirena,” rrëfeu Khloé.

Ajo shtoi: “A besoj se gjithçka është e mundur? 100%. A kujdesem shumë? Jo. Po thjesht mbijetojmë.”

Ky bindje nuk është e re për të. Në 2016‑ën, Khloé pati shkruar në një urim për mbesën e saj: “Uroj të besosh në sirena për gjithë jetën! Ashtu si bën halla jote.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)



Dhe në 2023‑ën, ajo e bëri këtë pasion më real duke organizuar një shfaqje private të filmit The Little Mermaid për vajzën e saj, True Thompson.