Prej disa kohësh publikut i është shtuar kurioziteti për edicionin e pestë të "Big Brother Vip", kjo pasi shumë thashetheme kanë qarkuluar se ky reality show nuk do të niste këtë sezon. Epo duket se nuk është kështu!
Vetëm pak më parë me anë të një postimi në instagramin zyrtar të "Big Brother Vip" dhe Top Channel është lajmëruar se edicioni i ri do të fillojë në dhjetor.
View this post on Instagram
Teksa publiku është në dyshim nëse Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori dhe se kush do të jenë opinionistët, kanë qarkulluar disa emra të personazheve të njohur shqiptarë që përfliten që mund të jenë banorët e "BBV5". Lore, Hilda Kertalli, Kleoniki Delijorgji, Roerd Toçe, Kostana Morava, Vitmar Basha dhe Renee Reffo janë fytyrat e njohura shqiptare që priten të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.


