KreuCelebrity

Detaje nga drejtimi i tij në Top Channel, Ben Blushi bën zgjedhjet mes moderatorëve!

Ben Blushi rikthehet në skenën letrare me një roman të ri, që premton të ngrejë debate dhe të hapë krahë për reflektim: me titullin "Jam Mysliman". Mbrëmjen e djeshme, Blushi ka qenë i ftuar në emisionin "Mirëmbrëma yje" me Arbana Osmanin, ku ka folur për librin e tij të ri, periudhën kur drejtonte Top Channel dhe marrëdhënine e tanishme me shumë personazhe të njohur të medias.

Teksa Ben Blushi ka zgjedhur mes disa moderatorëve shqiptarë, se me cilin do të punonte përsëri nëse do ishte dhe një herë në krye të një televizioni, ka treguar gjithashtu edhe shumë detaje të tjera që nuk i dinim nga koha e drejtimit të tij në Top Channel.

Si regjisor Ed Grishaj apo Vera Grabocka?

Ed Grishaj pa dyshim

Emision mëngjesi, Blendi Salaj apo Aldo?

Nuk do kisha emision mëngjesi fare

Emision gatimi Anjeza Maja apo Rudina Magjistari?

Rudinën e kam shoqe  

Emision sportiv Marina Vjollca apo Ed Manushi?

Edin e kam mik, Manushit i kam dhuruar një biznes, e ka biznes atë emisionin, se është i vetëfinancuar

Emision politik Grida Duma apo Blendi Fevziu?

Fevziun e kam 30-40 vite mik, pavarësisht se e shikoj akoma dhe më pak

Ylli Rakipi apo Eni Vasili?

Të dy i kam sjellë unë në Top, Eni nuk ka shumë eksperiencë administrative po ka eksperiencë jete dhe i njeh gazetarët, i vlen për të drejtuar RTSH

Alban Dudushi apo Rudina Xhunga?

Me Dudushin nuk jam ndarë mirë, ka arsye të jetë i mërzitur me mua, une ja mbylla emisionin kur isha në Top, u merzit me mua dhe nuk e di ku ka ikur tani nuk e shoh më, Xhungën e takoj shpesh

Sokol Balla apo Jonida Shehu?

Me Jonidën kam punuar dy herë, në Top e mora pasi e kishin hequr dhe në Euronews

Mes meje dhe Ledionit

Ty patjeter, ti Arbana je me e mira , je e talentuar , gjynah që nuk e bën Big-un, shumë keq, ata më kërkuan ta bënte Ledioni atë punë, unë nuk e pranova edhe bëra shumë mirë

Alketa Vejsiu apo Bora

Alketa ka më shumë fuqi,  Bora është vajzë e mirë, e edukuar kam punuar me të, po do gjithmonë një ‘push’ dikë që ta shtyjë dhe ta motivojë, e kam marrë unë në Top

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)