KreuCelebrity

Ja kush është drejtuesi i ri kreativ i Balmain

Ja kush është drejtuesi i ri kreativ i Balmain

Balmain emëron Antonin Tron si drejtorin e ri kreativ, duke sjellë një frymë të re në shtëpinë e modës franceze për sezonin vjeshtë 2026. Tron, themelues i markës Atlein, do të prezantojë koleksionin e tij të parë për Balmain në mars dhe do t’i përkushtohet ekskluzivisht shtëpisë së modës.

Dizenjuesi 41-vjeçar ka fituar njohje ndërkombëtare që nga debutimi i tij në 2016 dhe ka punuar më parë me Louis Vuitton, Givenchy, Balenciaga dhe Saint Laurent. Ai njihet për stilin e tij të ër të krijuar forma të rrjedhshme dhe elegante dhe fustanët sensualë, ndërsa kohët e fundit ka eksploruar tailoring-un skulptural dhe veshjet e jashtme.

Tron zëvendëson Olivier Rousteing, i cili drejtoi Balmain për 14 vjet, duke e kthyer në një markë globale me ndikim kulturor dhe komercial të madh. CEO i Balmain, Matteo Sgarbossa, e përshkruan Tronin si “dizenjues të ndërtuar mbi artin e drapimit dhe fizikës së pëlhurës”, duke vazhduar trashëgiminë e Pierre Balmain për “arkitekturën e lëvizjes”.

Me Tronin, Balmain synon të bashkojë elegancën historike me kreativitetin modern dhe vizionin për të ardhmen, ndërsa marka vazhdon të shndritë në skenën ndërkombëtare të modës.

Tags:

balmain