KreuCelebrity

Zayn Malik bashkohet me One Direction? Lajmi që po konfuzon dhe lumturon fansat! Si qëndron e vërteta

Fansat e One Direction janë gëzuar nga raportimet se Zayn Malik ka bërë një lëvizje të rëndësishme drejt një ribashkimi të mundshëm të grupit. Ylli i hitit Pillowtalk, i cili la grupin në 2015 dhe ndërpreu rolin e tij si drejtor i kompanisë PPM Music Limited në qershor 2016, së fundmi është rivendosur si drejtor aktiv i kompanisë origjinale të grupit.

Kjo lëvizje vjen në prag të debutimit të Zaynit me një residency (Një “residency” në muzikë është kur një artist ose grup bën një seri koncertesh në të njëjtin vend për një periudhë të gjatë kohe, zakonisht disa javë ose muaj, në vend që të bëjë turne ku ndryshon qytetet çdo natë.) në Las Vegas në janar 2026, duke shënuar një periudhë të zënë për artistin.



Një burim i industrisë muzikore tha për The Sun: “Ky është një moment i madh. Humbja e Liam ka bërë që ata të lidhen përsëri, edhe pse është e trishtë  që Liam, i cili gjithmonë ishte mbështetësi më i madh i ribashkimit, nuk është më me ne.”

Burimi shtoi se PPM ishte kompania origjinale që grupi krijoi kur fitoi shfaqjen The X Factor, duke marrë emrin nga kompleksi privat ku u vendosën. Pas vdekjes së Liam Payne, pjesëtarët e grupit kanë qenë në kontakt më të shpeshtë, duke ndezur shpresën e fansave për një ribashkim.

Zayn Malik bashkohet me One Direction? Lajmi që po konfuzon dhe lumturon

Zayn Malik bashkohet me One Direction? Lajmi që po konfuzon dhe lumturon

Zayn Malik bashkohet me One Direction? Lajmi që po konfuzon dhe lumturon

Zayn Malik bashkohet me One Direction? Lajmi që po konfuzon dhe lumturon

Gjithashtu, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson pritet të jenë së bashku në një dokumentar mbi rrugëtimin e tyr në Netflix që do të publikohet në 2026. Ata janë parë së bashku më parë këtë vit, dhe kur u pyet për thashethemet, Tomlinson tha:
“E dëgjova atë. Mendoj se është interesante … Do të duhet të presim e të shohim.”

Këto zhvillime kanë rikthyer shpresën se One Direction mund të shfaqet përsëri së bashku në skenë dhe të nderojë kujtimin e Liam Payne.