KreuCelebrity

”Ata donin Ledionin në "BBV"”, Ben Blushi zbulon të vërtetën: Po të mos vija unë, ti Arbana nuk do ishe...

Ben Blushi rikthehet në skenën letrare me një roman të ri, që premton të ngrejë debate dhe të hapë krahë për reflektim: me titullin "Jam Mysliman". Mbrëmjen e djeshme, Blushi ka qenë i ftuar në emisionin "Mirëmbrëma yje" me Arbana Osmanin, ku ka folur për librin e tij të ri, periudhën kur drejtonte Top Channel dhe marrëdhënine e tanishme me shumë personazhe të njohur të medias.

Teksa Ben Blushi ka zgjedhur mes disa moderatorëve shqiptarë, se me cilin do të punonte përsëri nëse do ishte dhe një herë në krye të një televizioni, ka treguar gjithashtu edhe shumë detaje të tjera që nuk i dinim nga koha e drejtimit të tij në Top Channel. 

Ndër të tjera Ben Blushi është shprehur se ka qenë zgjedhja e tij që Arbana të moderonte "Big Brother Vip" dhe se ka ndikuar në karrierën e saj, gjë të cilën Arbana nuk e pohoi. Gjithashtu Blushi ka treguar edhe se nuk ka pranuar që atë format ta moderonte Ledion Liço.

Ben Blushi: Nqs nuk do isha unë ti nuk do e bëje “BBV”, ti nuk ke guxim ta thuash, nëse s’do vija në Top s’do ishte as “BBV” as ti nuk do e moderoje, ti pate fat që unë erdha aty

Arbana Osmani: Mes meje dhe Ledionit

Ben Blushi: Ty patjeter, ti Arbana je me e mira , je e talentuar , gjynah që nuk e bën Big-un, shumë keq, ata më kërkuan ta bënte Ledioni atë punë, unë nuk e pranova edhe bëra shumë mirë

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)