James Van Der Beek po hap një kapitull të ri në jetën e tij – dhe po e bën këtë duke u ndarë me disa prej kujtimeve më të çmuara që mbartin historinë e roleve të tij më të dashura. Në fillim të dhjetorit, fansat do të kenë mundësinë të marrin në duar pjesë të vërteta nga “Dawson’s Creek” dhe “Varsity Blues”, projekte që formësuan rininë e shumë shikuesve.
Sipas People, ndër artikujt më të veçantë të “Dawson’s Creek” është byzylyku që Dawson i dhuroi Joey-t për mbrëmjen e maturës, i cili pritet të shitet për një shumë nga 26,400 deri në 52,800 dollarë. Po ashtu, veshja e Dawson nga episodi i parë pritet të arrijë deri në 4,000 dollarë, së bashku me disa sende të tjera nga seriali që u shfaq nga viti 1998 deri në 2003.
Nga filmi kult i vitit 1999 “Varsity Blues”, në ankand do të jenë të disponueshme atletet që ai ka veshur në xhirime dhe kapelja West Canaan Coyotes, të cilat konsiderohen tërheqje të mëdha për koleksionistët.
Van Der Beek shpjegoi arsyen pse ka vendosur të ndahet me këto objekte:
“I kam ruajtur këto thesare për vite, duke pritur momentin e duhur për të bërë diçka me to. Me të gjitha kthesat e papritura që më ka sjellë jeta kohët e fundit, është e qartë se koha është tani.”
Aktori, i cili u bë i famshëm falë rolit të Dawson Leery, në nëntor 2024 zbuloi se po jeton me kancer kolorektal në stadin 3. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai vendosi të mos udhëtonte për ribashkimin e kastit të “Dawson’s Creek” në Nju Jork, ku aktorët realizuan një lexim të skenarit të episodit pilot. Në vend të tij, në skenë u shfaq Lin-Manuel Miranda, ndërsa Van Der Beek mori pjesë virtualisht.
Ankandi do të mbahet nga 5 deri më 7 dhjetor, duke u dhënë adhuruesve një shans unik për të marrë një pjesë të historisë televizive dhe filmike të aktorit.
