KreuCelebrity

Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me të dy prindërit, por ...

Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me

Ish-partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një mesazh të ndjerë, duke folur hapur për sfidat dhe fuqinë që kërkon roli i nënës beqare. Në një bashkëbisedim në InstaStory, një ndjekës e pyeti nëse ka qenë e vështirë të rrisë e vetme djalin e saj, Roelin.

Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me

 

Me sinqeritet dhe qetësi, Selvije u shpreh:

"Normal që po. Gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.”

Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me

Megjithatë, pavarësisht zhgënjimeve apo ndryshimeve në jetën personale, ajo theksoi se fokusi i saj i vetëm mbetet mirëqenia e Roelit:

“Për Roelin do të luftoj që të rritet në një ambient ku mbizotërojnë qetësia dhe lumturia.”

Ajo shtoi se është e vendosur të bëjë gjithçka që djali të ketë një fëmijëri të shëndetshme dhe të mbushur me dashuri, duke shpresuar që gjithmonë të ketë forcën për të përballuar çdo sfidë që i del përpara.

Pavarësisht ndarjes nga Shpati, Selvije tregoi se marrëdhëniet midis tyre janë të mira për hir të djalit, duke vendosur stabilitetin e Roelit mbi çdo gjë tjetër.

Mesazhi i saj është pritur me shumë mbështetje dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin, kurajon dhe përkushtimin e saj si nënë.