KreuCelebrity

"Ti je më e mira": Moderimi i "Big Brother VIP" nga Arbana, Ledion Liço i përgjigjet deklaratës së Ben Blushit!

"Ti je më e mira": Moderimi i "Big Brother VIP" nga

Në episodin më të fundit të “Mirëmbrëma Yje”, Arbana Osmani priti në studio shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri. Por biseda shumë shpejt doli jashtë kornizave të letërsisë dhe kaloi te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë qenë dikur pjesë e rëndësishme.

Në një moment që ngjalli shumë kuriozitet, Arbana e vendosi Blushin përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë:
Kë do të zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality?

Blushi nuk u mendua gjatë dhe dha një përgjigje që surprizoi publikun—dhe vetë moderatoren:
Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë.”

Deklarata, e cila hedh dritë mbi vendime të panjohura nga historia e Big Brother VIP, u shpërnda menjëherë në rrjet, duke ndezur diskutime mbi dinamika dhe zgjedhje të bëra në prapaskenat e televizionit.

Por reagimi nuk vonoi.

Teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Ledion Liço publikoi në Instagram një thënie të Jim Carrey:
Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigja.”

Postimi u interpretua gjerësisht nga ndjekësit si një reagim filozofik, por edhe paksa thumbues ndaj deklaratës së Blushit, duke shtuar edhe më shumë tensionin e heshtur mes linjave të këtij trekëndëshi televiziv.