KreuCelebrity

Binjaket virale: Meshkujt shqiptarë shohin horoskopin me profile fallco!

Binjaket virale: Meshkujt shqiptarë shohin horoskopin me profile fallco!

Ira dhe Gerta, krijueset e faqes së njohur të horoskopit në Instagram “Binjaket”, tregojnë se reagimet e burrave shqiptarë ndaj horoskopit janë më të fshehta sesa duket.

“Me çdo vajzë që kemi folur, thonë: ‘i dashuri im nuk beson’. Por në të vërtetë, ka shumë çuna që pyesin: ‘Jo po kjo shenja, çfarë thuhet për financat?’”, shprehen ato. Sipas krijueseve të faqes, burrat shpesh fillojnë si skeptikë, por shumë prej tyre kontrollojnë horoskopin në fshehtësi, ndonjëherë edhe me profile fallco në rrjetet sociale.

Por si funksionon përputhshmëria sipas yjeve? Ira dhe Gerta tregojnë se vetë ato nuk gjykojnë partnerët sipas shenjave të tyre, megjithatë ka raste kur ashendentët dhe shenjat diellore krijojnë një harmoni të papritur. 

“Në shikim të parë, shenjat e ajrit nuk duket se shkojnë me shenjat e tokës, por në rastin tonë, shenja ime dhe ashendenti i tij përputhen shumë mirë, dhe anasjelltas. Përputhshmëria është aty, edhe pse nuk i japim rëndësi çdo ditë.”

Madje, kur takojnë çifte të reja, Ira dhe Gerta shpesh pyesin “Çfarë shenje jeni?” dhe bëjnë një mini-analizë se sa shenjat mund të lidhen mes tyre. Edhe pse zemra shpesh nuk pyet për yjet, horoskopi mbetet një udhërrëfyes argëtues dhe i dobishëm për marrëdhëniet.

Intervista e plotë më poshtë: