Hollywood eshte në krizë të thellë: Dramat dhe komeditë po dështojnë njëra pas tjetrës — as super-yjet nuk po shpëtojnë dot. Disa prej tyre u reklamuan masivisht. Disa u mbështetën nga kritikët. Dhe pothuajse të gjitha kishin në qendër yje të mëdhenj të Hollywood-it.
Por pavarësisht kësaj, asnjë dramë apo komedi e publikuar në kinematë e Amerikës së Veriut gjatë tre muajve të fundit nuk është kthyer në hit.
Sallat kanë mbetur bosh, madje edhe për emra si Julia Roberts, Jennifer Lawrence, Robert Pattinson, Sydney Sweeney, Jennifer Lopez, Keanu Reeves e të tjerë.
Filmat që dështuan keq: Yje të mëdhenj, arkëtime qesharake
“After the Hunt”, me Julia Roberts – kushtoi rreth 70 milionë dollarë, mblodhi vetëm 3.3 milionë.
“Kiss of the Spider Woman”, me Jennifer Lopez – arkëtoi 1.6 milionë dollarë.
“Die My Love”, me Jennifer Lawrence dhe Robert Pattinson – e vlerësuar nga kritikët, por e injoruar nga publiku.
Lista e dështimeve vazhdon me shumë emra të njohur që dikur mbushnin sallat.
Kritiku i Variety, Owen Gleiberman, e përmblodhi situatën qartë:
“Po duket sikur fundi po vjen.”
Pse po bien dramat dhe komeditë?
Publiku nuk ka më arsye të shkojë në kinema
Pas pandemisë, filmat publikohen online vetëm 17 ditë pasi hyjnë në kinema.
Dramat dhe komeditë duken më të përshtatshme për t’u parë në shtëpi, jo për të paguar biletë.
Çmimet e biletave + reklamat para filmit po i lodhin njerëzit
Ndjesia “e shtrenjtë dhe e bezdisshme” po i largon shumë.
Audienca thotë se do filma të tjerë… por i injoron kur dalin
Një paradoks që Hollywood-i nuk po arrin ta zgjidhë.
Po çfarë po funksionon?
Filmat e francise: Suksesi i radhës- “Predator: Badlands”
Horrorët
Anime
Filma me shumë aksion dhe efekt spektakli
Nuk po funksionon më “emri i yllit”, por ngjarja, efekti, adrenalina.
Ndërkohë, tetori shënoi muajin më të dobët ndonjëherë për kinematë amerikane, përjashtuar vitet e pandemisë.
A ka shpresë për dramat dhe komeditë?
Po, por jo në kinema.
Shumë prej filmave që dështojnë në sallë po fitojnë jetë të dytë në platforma streaming, sidomos nëse nominohen për Golden Globes apo Oscars. Megjithatë, studiot mbajnë të fshehtë fitimet online, duke e bërë të vështirë të dihet se cilët filma janë realisht të suksesshëm.
Çfarë pritet të ndodhë tani?
Hollywood-i ka sytë nga dy tituj të rinj:
“Hamnet” nga Chloe Zhao – dramë e thellë emocionale
“Marty Supreme” me Timothée Chalamet – dramë festive e vendosur në vitet ’50
Nëse këta filma nuk funksionojnë, studiove mund t’u duhet të rishkruajnë strategjinë nga e para.
Një gjë është e qartë:
dramat dhe komeditë nuk po zhduken, por po humbasin betejën në ekranin e madh.

