
Nje lajm të trishtë ka marrë për ditëlindjen e tij disa ditë më parë, këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis. Gruaja e tij, Keeley ka ndërruar jetë në ditëlindjen e artistit më 2 nëntor.
Lajmi u njoftua përmes një postimi nga gazetarja greke Roula Hamou në Instagram.
“E bukura, e sjellshme dhe zemërmira, Keeley Sfakianakis nuk është më me ne që nga dje. Ajo u largua natën e ditëlindjes së Notis. Ne ishim me fat që e njohëm. Keeley, të dua”, shkroi ajo.
“Nuk ekzistojnë fjalët, vetëm heshtje”, është një tjetër postim në Instagramin e Notis, të cilin ai e ka ripostuar teksa shihet i afërt me gruan e tij të ndjerë.
-
2026-ta me fat për këto 2 shenja të horoskopit!
15 Nëntor, 12:28 -



