KreuCelebrity

Aktorja turke hap zemrën: Nuk jam xheloze për Barış Arduç!

Aktorja turke hap zemrën: Nuk jam xheloze për Barış Arduç!

Aktorja, skenaristja dhe regjisorja e njohur turke, Gupse Özay, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave me deklaratat e saj të sinqerta për jetën personale dhe martesën me aktorin Barış Arduç. Çifti, i martuar që nga viti 2020 dhe prindër i vajzës Jan Asya, ka zgjedhur të ruajë privatësinë e familjes, por Özay ka ndarë pak nga marrëdhënia e tyre me publikun.

Në një intervistë televizive, Özay u pyet nëse ndihet xheloze për punën e bashkëshortit të saj. Ajo u përgjigj qartë dhe pa hezitim:

“Nuk jam xheloze për Barış…e njoh bashkëshortin tim”

Aktorja shtoi se besimi është baza e marrëdhënies së tyre:

“Të dy punojmë profesionalisht dhe fokusojmë tek puna jonë,” tha ajo, duke theksuar se respekti dhe profesionalizmi i lejon marrëdhënies të jetë i shëndetshëm dhe i qetë.

Gupse foli edhe për jetën familjare dhe energjinë kreative që e mbush me qetësi:

“Në vend që të jem xheloze apo të ndjej emocione negative, unë e harxhoj energjinë time duke shkruar dhe duke krijuar. Bashkëshorti im është pasionant ndaj punës, unë po ashtu, kështu që ndihem shumë e qetë në këtë aspekt.”

Çifti, i cili ka zgjedhur të ruajë jetën private larg syrit të mediave, ndan momente të veçanta me vajzën Jan Asya, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe të ngrohtë në shtëpi. Özay tha:

“Të kalojmë kohë me vajzën tonë na bën shumë mirë. Shtëpia jonë ka një atmosferë argëtuese dhe tani prioriteti ynë është familja.”

Deklaratat e Gupse Özay morën mijëra komente në rrjetet sociale, ku ndjekësit lavdëruan sinqeritetin dhe besimin mes çiftit. Shumë komentues shkruanin se kjo është një shembull i shkëlqyer i një marrëdhënieje të bazuar në respekt dhe besim të ndërsjellë, duke treguar se dashuria dhe profesionalizmi mund të ecin dorë për dore.