KreuCelebrity

60 mijë euro për një koncert, cili është artisti më i shtrenjtë në tregun shqiptar?

Në tregun muzikor shqiptar shpesh herë janë publikuar disa të dhëna për tarifat që marrin artistët për një koncert, megjithëse duhet të theksohen si jozyrtare, për shkak se marrëveshjet bëhen shpesh privatësisht. Shifrat janë orientuese, jo gjithmonë të konfirmuara nga artistët vetë.

Tarifat ndryshojnë sipas: përkatësisë së artistit në treg, vendit të koncertit (brenda vendit/jashtë), natyrës së eventit (klub, festival, dasmë), periudhës sezonale (verë, dimër) dhe mënyrës së performancës (live / playback).

Në një intervistë, menaxheri i njohur i VIP0-ave, Xhani Demika zbuloi çmimin më të lartë të paguar për një artist në një natë dhe se si paraqitet tregu shqiptar aktualisht.

“Një artist është një herë në muaj në klub, pasi më shpesh konsumohet imazhi. Pagesa e artistëve është personale. Unë bëj marrëveshjen, por shifra është personale. Çfarë dalin janë manipulime. Ka artistë që marrin më shumë nga sa meritojnë. Ka artistë që nuk e meritojnë vlerën që marrin. Në klub zakonisht nuk përdoret live është më shumë playback. Për muajin e Ramazanit i përgjysmojmë shfaqjet dhe artistët e përgjysmojnë çmimin. Viti i ri dyfishon çmimet. Shifra më e lartë që kemi paguar ka qenë 60 mijë euro për një natë. Të gjithë artistët janë me deklarime dhe artistja i ka marrë në një natë. Në rast festash, klubi i nxjerr fitimet ndërsa kur futet dhe konkurrenca në mes është problem. E premtja dhe e shtuna është fokusi”, – u shpreh ai.

E natyrisht që i gjithë kurioziteti shkon për emrin e artistes që është paguar kaq shumë. Kujtojmë se këngëtarja më e kërkuar për sezonin veror që sapo lamë pas ka qenë Xhensila Myrtezaj. Në tarifat që kemi shkruar më herët, një koncert i saj shkon deri në shumën e 15 mijë euro brenda Shqipërisë dhe ka pasur raste deri në dyfishin e kësaj shume jashtë vendit.

Një tjetër artiste shumë e paguar është edhe Dafina Zeqiri, ku ndonëse përgjatë sezonit veror nuk ishte e pranishme, përgjatë dimrit edhe tarifat e saj ishin në shuma që kapnin vlerat e 10 mijë euro. Duket se shuma prej 60 mijë euro që menaxheri flet i përket një nate të rëndësishme feste.