Reperi kanadez Drake ka trazuar rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, por ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe është një imazh me referenca të forta… shqiptare.
Në foto shihen disa burra të ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe me shqiponjën dykrenare, ndërsa ambienti i errët dhe drita e zbehur krijojnë atmosferë tipike “filmi gangsterësh”. Estetikë e pastër nga Drake – misterioze, e fortë, vizuale.
Ndryshe nga fotot e tjera të përfshira në postim, kjo ka shpërthyer diskutime, sidomos për përdorimin e simbolikës shqiptare. Fansat pyesin nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, artistike, ndonjë bashkëpunim të mundshëm… apo thjesht një zgjedhje stili që i ka pëlqyer reperit.
Drake e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Mbetet akoma personale…”, një frazë enigmatike që ka ndezur edhe më shumë spekulimet se reperi mund të jetë duke paralajmëruar projektin e radhës muzikor. .Rrjeti, ndërkohë, po zien.

