Selena Gomez po shijon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj. Gjatë një interviste këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare foli me sinqeritet për fillimet e martesës me producentin Benny Blanco, me të cilin u martua në shtator.
Lowe e uroi për “gjetjen e lumturisë me dikë me të cilin mund të ndajë çdo përvojë”, duke e pyetur nëse ditët dhe muajt që pasojnë e bëjnë këtë kapitull edhe më të bukur. Selena u përgjigj pa hezitim:
“Mund të pajtohem plotësisht. Deri tani ka qenë thjesht një ëndërr. E di që ka ulje-ngritje, por ai është njeriu më i bukur me të cilin mund t’i përjetoj.”
Ylli i “Only Murders in the Building” e ka ndarë më herët gëzimin e martesës me fansat, duke e quajtur këtë hap një moment të mbushur me gëzim dhe emocion. Në një postim në Instagram, ajo shkruante:
“Ndërsa hyj në një nga sezonet më të veçanta të jetës sime, nuk mund të mos mendoj për ju miqtë e mi të jashtëzakonshëm që keni qenë me mua në çdo kapërcim dhe kapitull.”
Ajo shtoi se mbështetja e fansave ka qenë e pandryshueshme që nga ditët e para në ekran, te muzika e deri tek ky fillim i ri, duke e falënderuar publikun për dashurinë që e ka shoqëruar ndër vite.
Ndërkohë, së fundmi Selena ka zbuluar edhe një anë më të brishtë të përvojës së saj, duke pranuar se pas dasmës ka qarë nga frika se “mund të vdiste ditën tjetër”, një ndjenjë e mbingarkesës emocionale që shpesh e shoqëronte gëzimin e madh.
Megjithatë, sot Gomez shfaqet më e qetë dhe e sigurt se ka hyrë në një fazë të re të jetës, ku lumturia dhe stabiliteti janë në qendër dhe Benny Blanco, sipas saj, është partneri i duhur për të ndarë këtë rrugëtim.
