Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka konfirmuar largimin nga Top Channel, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë bashkëpunimi me televizionin.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo shprehu se vendimi është pjesë e një rrugëtimi drejt projekteve të reja dhe sfidave profesionale.
Ajo falënderoi ekipin dhe veçanërisht Ed Manushin për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësinë për të shprehur mendimet e saj lirshëm:
“Faleminderit për hapësirën dhe përvojën, dhe një falënderim i veçantë për Ed Manushi për mbështetjen dhe mundësinë me i shpreh mendimet e mia lirshëm. Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli,” shkroi ajo.

