Timothée Chalamet ka lënë pas flokët e tij karakteristikë kaçurrela dhe është shfaqur me një pamje krejtësisht të re, pas raportimeve se ka ndërprerë marrëdhënien me Kylie Jenner. Aktori 29-vjeçar u fotografua duke shijuar një natë me miqtë në një bar të qetë në Hollywood, me kokën e qethur për rolin e ardhshëm në filmin Marty Supreme.
Thashethemet për ndarjen e çiftit, të cilët ishin bashkë për dy vite, u përforcuan kur Chalamet mungoi në festën e 70-vjetorit të Kris Jenner, nënës së Kylie-t, duke ngritur dyshime mbi tensionet në marrëdhënie.
Ndërkohë, Kylie u përgjigj indirekt në Instagram, duke postuar disa foto provokuese, përfshirë një ku imitonte Timothée-n. Një nga fotot e saj e tregon duke ngritur gishti i mesëm, ndërsa qëndron në një restorant, duke bërë të qartë se ndjenja dhe zemërimi janë të përziera.
Burimet pranë çiftit tregojnë se kjo nuk është hera e parë që ndahen. Më parë, Kylie kishte arritur ta bindë aktorin të rikthehej në marrëdhënie, por tani duket se situata është më e komplikuar. Një burim i tha Daily Mail: “Ka probleme, por ata nuk janë krejtësisht ndarë. Ai është i zënë me filmin, dhe ajo ndjen se është gjithmonë ajo që bën përpjekjen. Për Kylie-n, kjo marrëdhënie ka qenë gjithmonë më shumë se një romancë është një betejë e vazhdueshme për dashuri dhe përkushtim.”
Tensionet u reflektuan edhe në një intervistë të Chalamet për Vogue, ku ai shmangu çdo pyetje mbi jetën sentimentale: “Nuk dua të flas për marrëdhënien time. Nuk kam çfarë të them,” deklaroi ai.
Ky qëndrim duket se ka lënduar Kylie-n, e cila ndihet e tradhtuar dhe e befasuar nga indiferenca e partnerit. Një mik i saj tha për Radar Online: “Ajo është zemëruar, e tronditur dhe e lënduar njëkohësisht, por si gjithmonë përpiqet të ruajë fytyrën e lumtur për publikun.”
Ndërkohë që karriera e Timothée-s po ngrihet me shpejtësi dhe e mban larg shtëpisë, Kylie duket se po përballet me barrën e përpjekjes për të ruajtur marrëdhënien, duke reflektuar tensionin dhe pasigurinë që e shoqëron çiftin në këtë moment të ndjeshëm.
