KreuCelebrity

“E shtyu nga lartësia? Dyshime të forta për vrasjen e studentes shqiptare në Tetovë”

“E shtyu nga lartësia? Dyshime të forta për vrasjen e

Vdekja tragjike e Daorsa Spahija, studentes nga Gjakova, e cila humbi jetën më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga një ndërtesë, po ngre dyshime dhe reagime të forta. Shoku i saj, Arbër Zhubi, pretendon se 24-vjeçarja nuk e kishte dhënë vetë jetën, por ishte shtyrë nga i dashuri i saj.

Sipas Zhubit, partneri i Daorsës, Hevzi Sejdiu, e shtyu atë nga ndërtesa dhe më pas zbriti për të konfirmuar vdekjen e saj. Ai shprehet se kamerat e sigurisë rreth ndërtesës, përfshirë hyrjet dhe garazhet, mund të ofrojnë prova për këtë ngjarje.

“Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit. Është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak të memorandumit në Maqedoni që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon rastin perfekt për të mos u diskutuar dhe për të orkestruar ngjarjen në heshtje,” deklaroi Zhubi për Klan Kosova.

Në një postim në Instagram, ai publikoi edhe një video ku ndan detaje nga jeta e Daorsës, duke treguar se ajo kishte qenë në një romancë dyvjeçare me 31-vjeçarin, i cili sipas tij ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, informacion që vajza nuk e dinte.

Ky rast ka ngjallur shqetësim për mënyrën se si po trajtohet nga autoritetet dhe ka hapur debat mbi rrethanat reale të vdekjes së studentes, ndërsa shokët dhe familjarët kërkojnë drejtësi dhe transparencë për ngjarjen.