Reperja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti i kombëtares gjermane Karim Adeyemi janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndalimit nga policia gjermane, ku u kapën armë pa leje. Rasti ka ngjallur shumë reagime, duke u bërë një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia u ka sekuestruar çiftit një 'taser' dhe një 'knuckleduster', të cilat në Gjermani konsiderohen armë të ndaluara. Pavarësisht që thuhet se janë blerë nga një “mystery box” në TikTok, ligji gjerman i trajton këto objekte si armë të rrezikshme, ndaj posedimi i tyre pa leje përbën shkelje penale.
Gjykata gjermane vendosi një gjobë të kripur për futbollistin Karim Adeyemi, 450 mijë euro, të cilat ai do t’i paguajë në 60 këste prej 7,500 eurosh secili. Edhe Loredana pritet të përballet me penalitete financiare, megjithëse përmasat e saktë të gjobës ndaj saj ende nuk janë bërë publike në mënyrë të detajuar.
-
Ngrihen armët! Don Xhoni me shokë sulmon producentin Bini Diez!
17 Nëntor, 09:39 -
Mot i paqëndrueshëm për sot, ja kur nisin reshjet dhe shtrëngatat!
17 Nëntor, 09:19
Binjaket virale: Meshkujt shqiptarë shohin horoskop me profile fallco, shenjat që do përplasen BBVA


