Ditën e sotme (17 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.
-
Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025
17 Nëntor, 09:16 -
Trendet më të fundit të këpucëve nga pasarelat e pranverës 2026
16 Nëntor, 14:42


