KreuBusull

Shtetet 'parajsë" e xhepistëve, po Shqipëria çfarë vendi zë?

Shtetet 'parajsë" e xhepistëve, po Shqipëria

Vjedhja është një problem serioz në Evropë dhe disa nga destinacionet më të njohura turistike janë veçanërisht më të prekura. Sipas një studimi të kryer së fundmi nga ekspertët e sigurimeve të udhëtimit Quotezone.co.uk, një raport i detajuar rendit 10 vendet evropiane me numrin më të lartë të rrezikut të vjedhjeve të xhepave. Hajdutët e xhepave fshihen në zonat turistike plot me njerëz dhe mashtruesit shfaqen në rrugë duke u përpjekur të shpërqendrojnë turistët ose i bëjnë pjesë në "lojërat e tyre" – prej nga shumica dalin të grabitur.

Shtetet 'parajsë" e xhepistëve, po Shqipëria

Edhe pse Barcelona komentohet shpesh për këtë problem, Spanja nuk është e para në listën e vendeve ku “xhepistët” kanë gjetur parajsën e tyre. Vendin e parë e zë Italia. Sipas të dhënave nga raporti, destinacioni më i rrezikshëm është Italia - më saktësisht, shatërvani i famshëm romak Trevi, i cili njihet si vendi ku ndodhin më shpesh vjedhje.

Shtetet 'parajsë" e xhepistëve, po Shqipëria

Në vendin e dytë pas Italisë është Franca, me vendndodhje Kullën Eiffel në Paris. Më shumë se 800 vizitorë raportuan vjedhjet e xhepave si problem në këtë pjesë të qytetit, e cila është e njohur për turistët gjatë gjithë vitit.

Shtetet 'parajsë" e xhepistëve, po Shqipëria

Vendi i tretë mbahet nga Spanja. Ndër këshillat për turistët që japin ekspertët janë: Mbajini çantat të mbyllura, shmangni mbajtjen e sendeve me vlerë në xhepa dhe refuzoni me mirësjellje ftesat nga kushdo që shet, blen ose këmbëngul që të merrni pjesë në aktivitete të improvizuara.

Shkencëtarët përgatitën një raport bazuar për numrin e vjedhjes së xhepave në faqet e vlerësimit të udhëtarëve në destinacionet më të njohura evropiane dhe më pas e krahasuan atë me numrin e turistëve që vizitojnë secilin vend. “Hulumtimi ynë zbuloi rezultate të habitshme. Italia ka hajdutët më të raportuar të xhepave, ndërsa Franca dhe Spanja regjistrojnë një numër shumë më të lartë turistësh” - tha Greg Wilson, themelues dhe drejtor menaxhues i Quotezone.co.uk.

Shtetet 'parajsë" e xhepistëve, po Shqipëria

Renditja e vendeve evropiane sipas rrezikut të vjedhjes së xhepave: Italia, Francë, Spanjë, Gjermania, Holanda, Portugalia, Turqi, Greqi, Polonia, Irlandë dhe fatmirësisht Shqipëria nuk hyn në këtë listë e cila kategorizon vendet turistike me riskun më të lartë për vizitorët.