KreuBusull

Kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë ditës së sotme, temperaturat do të jenë...

Ditën e sotme (14 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. Temperaturat minimale regjistrohen në vlerën 2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në vlerën 23 gradë celcius.