KreuBusull

Historike: Shqipëria kualifikohet në play-off-in e Kupës së Botës 2026

Historike: Shqipëria kualifikohet në play-off-in e Kupës së

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në play-off-in e Kupës së Botës 2026 për herë të parë në historinë e vendit.

Triumfi minimal 1-0 ndaj Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit, i shoqëruar me fitoren 2-0 të Anglisë ndaj Serbisë, ka dërguar kuqezinjtë në play-off-in e Botërorit 2026.

Ishte një ndeshje disi e vështirë në Andorra, ku kuqezinjtë ia dolën të zhbllokonin rezultatin në pjesën e dytë.

Një kundërsulm i Shqipërisë u konkretizua nga Asllani, i cili realizon golin e dytë personal në këto kualifikuese pas atij ndaj Letonisë.