KreuBusull

Shqipëria “prek” Botërorin/ Kombëtarja fiton në Andorrë, kualifikohet në Play Off!

 

 Shqipëria kaloi me sukses fazën e grupeve me 7 ndeshje deri tani nga 8 gjithsej, duke siguruar kualifikim për në play off për Kupën e Botës.

Nëse në mars do të arrijmë dy fitore të tjera, do të jemi për herë të parë në finalet e një Botërori, diçka që nuk e kemi arritur kurrë, as kur  jemi afruar në epokën e Agustin Kolës e Arbën Mingës në mesin e viteve 80-të të shekullit të kaluar, si dhe 6 vjet më parë.

Suksesin vërtet shumë të madhe e morëm me golin e shkëlqyer të Kristian Asllanit, pas një aksioni gjithashtu të shkëlqyer nisur nga Nedim Bajrami dhe me asist të Myrto Uzunit.

Një dorë na e dha Anglia që mundi 1-0 Serbinë në “Uembli”, duke e lënë 4 pikë pas nesh kur mbetet edhe një ndeshje deri në fund.