KreuBusull

Një makinë për fëmijët që i dërgon vetë në shkollë! Zbuloni shpikjen më të fundit të Toyota-s!

Në mesin e risive futuriste të paraqitura në 2025 Japan Mobility Show, Toyota befasoi publikun me një nga konceptet më të pazakonta deri tani: Kids Mobi, një automjet i vogël elektrik dhe plotësisht autonom, projektuar ekskluzivisht për fëmijë.

Kids Mobi përshkruhet nga kompania si “mobilitet personal i sigurt dhe i mbrojtur, i fuqizuar nga AI për fëmijë”. Me një dizajn që i ngjan një kapsule lozonjare, mjeti ka rrota të mbuluara, “sy” LED të animuar dhe sensorë të formësuar si veshë duke e bërë më shumë si personazh vizatimesh se sa si makinë.

Një makinë për fëmijët që i dërgon vetë

Një makinë për fëmijët që i dërgon vetë

Një makinë për fëmijët që i dërgon vetë

Kabina hapet me një kapak të ngritshëm, duke zbuluar një vend të vetëm, të përmasave të përshtatura për fëmijë deri në 130 cm. Pas mbylljes së canopy-t, fëmija gjendet në një hapësirë të izoluar dhe të sigurt, ndërsa një shoqërues dixhital i quajtur “UX Friend” e përshëndet dhe udhëheq gjatë rrugës. Sistemi komunikon, luan dhe krijon ndjesinë se fëmija po e kontrollon udhëtimin  edhe pse automjeti lëviz vetë.

Një makinë për fëmijët që i dërgon vetë

Një makinë për fëmijët që i dërgon vetë

Ideja e një fëmije që udhëton i vetëm në një kapsulë autonome mund të duket si skenar filmi fantastiko–shkencor ose, për disa prindër, makthi i tyre më i madh. Megjithatë, Toyota këmbëngul se Kids Mobi është pjesë e një vizioni më të gjerë për mobilitet më të sigurt dhe më inteligjent. Projekti lidhet me AI × Robotics Data Center, duke treguar se koncepti mund të evoluojë më tej dhe nuk është thjesht një prototip ekspozimi.

Kids Mobi u shoqërua në skenë nga një tjetër risi interesante: Chibibo, një robot me katër këmbë që mund të ecë pranë fëmijëve ose automjetit. Ai mban çantën e shpinës, kutinë e ushqimit dhe madje ngjit shkallët.

Toyota nuk ka zbuluar ende specifikimet teknike, madhësinë e baterisë apo planet e prodhimit, por ideja e një gjenerate fëmijësh që rriten duke besuar teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për transport është e qartë. Nëse Kids Mobi një ditë bëhet realitet, fëmijët e sotëm mund të mos e kujtojnë kurrë botën ku drejtimi i makinës varej vetëm nga njeriu.