Ira dhe Gerta, vajzat e njohura si “Binjaket” në Instagram, kanë fituar një audiencë të madhe për parashikimet e tyre astrologjike dhe humorin karakteristik. Në një intervistë ekskluzive për Bordo, ato tregojnë se edhe pse janë mësuar me reagime të ndryshme nga ndjekësit, periudha më “e nxehtë” për komente negative mbetet ajo e Big Brother-it.
Sipas tyre, reagimet për horoskopin zakonisht janë të lehta dhe me humor. “Në fillim kur nisëm të ngacmonim shenjat ishin disa komente si ‘ç’ke ti me shenjën time’, por asgjë serioze,” tregojnë vajzat. Mirëpo, situata ndryshon kur ato komentojnë personazhet e Big Brother.
“Kur fillon Big Brother-i, po të kundërshtosh të preferuarin e dikujt, je duke u dënuar me vdekje,” thonë ato me shaka, duke shtuar se komentet e zemëruara rriten ndjeshëm. Madje kanë marrë edhe kërcënime absurde nga ndjekës të irrituar. “Mund të marrësh kërcënime me jetë edhe pse thua një shaka për Akrepin,” thonë vajzat, duke theksuar se shumica e këtyre reagimeve vijnë nga tifozët e zjarrtë të reality show-t.
Megjithatë, sot publiku i tyre është më i qetë dhe e kupton stilin e tyre. “Tani janë mësuar që ne thjesht i përdorim shenjat për shaka. Na e njohin humorin,” përfundojnë Binjaket.
Intervista e plotë më poshtë:
