KreuCelebrity

Zegjine Çaushi banore e “Big Brother Vip 5”?! Ronaldo Sharka: Është e rëndësishme për...

 

Prej disa kohësh publikut i është shtuar kurioziteti për edicionin e pestë të "Big Brother Vip", kjo pasi shumë thashetheme kanë qarkuluar se ky reality show nuk do të niste këtë sezon. Epo duket se nuk është kështu!

Pak ditë më parë me anë të një postimi në instagramin zyrtar të "Big Brother Vip" dhe Top Channel është lajmëruar se edicioni i ri do të fillojë në dhjetor.

Vetëm pak më parë në emisionin "Shqipëria Live" me Sidorela Gjonin në Top Channel, Ronaldo ka nënkuptuar dhe zbuluar shumë nga burimet e tij. Mes disa personazheve të përmendur në portale se do të jenë banorë këtë edicion, Ronaldo ka treguar informacionet e tij.

I pyetur nëse Zegjineja do të ishte banore e "BBV5", Ronaldo u shpreh:

“Do kuptonim pse Zegjineja është kaq e pa shkolluar. Ndoshta ka trauma. Vërtet ka diplomë por edhe një kushëriri im ka diplomë po e ka marrë në universitet privat, me gjëra të tjera… Ndoshta kjo vajzë ka një arsimim qoftë social, qoftë kulturor. ‘Big Brother’ do e ndihmonte më shumë se sa politika. Por gjithsesi Zegjineja është shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste. PS të lëshon për SPAK-un por jo për në Big”– tha Sharka.