KreuCelebrity

FINEMI NË "BBV5"? Ronaldo Sharka ZBULON SEKRETIN: Di diçka shumë të fortë...

Prej disa kohësh publikut i është shtuar kurioziteti për edicionin e pestë të "Big Brother Vip", kjo pasi shumë thashetheme kanë qarkuluar se ky reality show nuk do të niste këtë sezon. Epo duket se nuk është kështu!

Pak ditë më parë me anë të një postimi në instagramin zyrtar të "Big Brother Vip" dhe Top Channel është lajmëruar se edicioni i ri do të fillojë në dhjetor.

Vetëm pak më parë në emisionin "Shqipëria Live" me Sidorela Gjonin në Top Channel janë zbuluar disa pamje nga ambjentet e shtëpisë së re të "BBV" dhe i ftuar për të folur rreth edicionit të ri ka qenë gazetari Ronaldo Sharka. 

Ronaldo ka nënkuptuar dhe zbuluar shumë, por më e rëndësishmja dhe bombastike është se gazetari ka treguar se sipas burimeve të tij  reperi i njohur, Finem do jetë banor në këtë edicion të "BBV".

Ronaldo: "Di diçka shumë të fortë, por di të them hmm mezi pres Sidorela të nisi BBV, mezi pres të dali data, por them që finemi është, mund edhe të.."

Sidorela: Ti thua Finemi, unë them Cako

Ronaldo: e kam të konfirmuar, po ta bëjmë një lajm sot pra

Se sa të vërteta janë burimet e tij na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më shumë...