Prej disa kohësh publikut i është shtuar kurioziteti për edicionin e pestë të "Big Brother Vip", kjo pasi shumë thashetheme kanë qarkuluar se ky reality show nuk do të niste këtë sezon. Epo duket se nuk është kështu!
Pak ditë më parë me anë të një postimi në instagramin zyrtar të "Big Brother Vip" dhe Top Channel është lajmëruar se edicioni i ri do të fillojë në dhjetor.
Vetëm pak më parë në emisionin "Shqipëria Live" me Sidorela Gjonin në Top Channel, Ronaldo ka nënkuptuar dhe zbuluar shumë nga burimet e tij. Mes disa personazheve të përmendur në portale se do të jenë banorë këtë edicion, Ronaldo ka treguar informacionet e tij.
Eros Grezda?
Nga telefonata që pati me "Goca dhe Gra" ku e mohoi, mendoj që nuk do dinte ta bënte se nuk e shfrytëzoi lajmin atëherë
Brikena Selmani?
Do vdisja ta shihja aty shumë, për personazhet që bëhen meme, viral, unë vdes
Arenita ismajli?
RE fortë shumë ka treguar historinë e saj, është shumë e bukur. Ka kuriozitet do niste një konflikt me Feron nga jashtë shtëpisë
Rina Zaiti?
Nuk e njoh, këto të Ledrit nuk i njoh se janë shumë. Sara do kishte më shumë kuriozitet
Erik Fullani?
Interesant do ishte dhe është dobësuar është bërë king, kishte punuar me veten, tregonte një lloj pjekurie do kishte interes per publikun, nuk di gjë për atë
Kleoniki
Albana Bejko kam dëgjuar do jetë, janë shoqe, nëse ndodh që të futen të dyja do ishte interesante, kemi parë çifte të ndahen dhe imagjino dy shoqe të pëlqejnë një djalë aty. Kleoniki do ishte problem për banorët.
