
Blendi Salaj e nisi me ridimensionim programin, me shumë prezantuese dhe të ftuara. Sot në program do të jetë Heidi Baci pa thënë nëse është vetëm sot apo edhe në vijim.
Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar lajme nëpër portale se situata në Top Channel ka marrë një kthesë të papritur, pasi drejtuesit e televizionit kanë vendosur të largojnë nga “Wake Up” dy moderatoret kryesore, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.
Vendimi vjen vetëm pak orë pasi vetë Enxhi dhe Neada, gjatë transmetimit të djeshëm në mëngjes, përgënjeshtruan publikisht lajmet mbi një konflikt fizik mes tyre, duke i cilësuar si thashetheme që qarkullonin pa asnjë bazë.
Megjithatë, burime konfirmojne se tensionet mes dy moderatoreve nuk janë as të reja e as të vogla. Përkundrazi, situata mes tyre prej kohësh ishte e acaruar dhe, sipas të njëjtave burime, përplasjet kanë degjeneruar deri në konflikt fizik prapa kamerave.
-
Horoskopi ditor, e martë 18 nëntor 2025
18 Nëntor, 09:20 -


