KreuCelebrity

BBVK 4 nis me energji të reja: prezantohen opinionistët dhe banorët

BBVK 4 nis me energji të reja: prezantohen opinionistët dhe

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka hapur siparin mes emocioneve, surprizave dhe hyrjeve të para që paralajmërojnë një sezon të mbushur me dinamika të forta.

Risia më e madhe në panelin e opinionistëve është këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila për herë të parë merr rolin e analistes në një reality show. Ajo e përshkroi këtë përvojë si të veçantë dhe të vështirë për t’u pranuar fillimisht, por njëkohësisht emocionuese dhe sfiduese për të.

Në krah të saj rikthehet aktorja Olta Gixhari, e cila për sezonin e dytë me radhë do të komentojë zhvillimet brenda shtëpisë. Olta theksoi se pjesëmarrja në këtë format mbetet një privilegj i madh për të.

Banorja e parë që hyri në shtëpinë e famshme ishte Hygerta Sako, e emocionuar dhe e vendosur të qëndrojë deri në fund të garës. Prezantimi i saj u pasua nga ardhja e Benita Zenës, e prezantuar nga ish-banori Blero Muharremi, i cili u shpreh se do të rikthehej në Big Brother vetëm në një edicion “me yjet e të gjitha sezoneve”.

I treti që u bë pjesë e shtëpisë ishte Getoari, i cili me humor vendosi menjëherë një kufi personal, duke theksuar se është i martuar dhe kërkoi që vajzat e shtëpisë ta respektojnë këtë.

Pas tij erdhi Elijona, konkurrentja më e re në moshë e këtij edicioni, e cila u shfaq e vendosur dhe e gatshme të përballet me çdo provokim.

Në listën e banorëve u shtua edhe Eduart Kuçi, i njohur nga edicioni i kaluar për debatet dhe qëndrimin e shkurtër. Këtë herë ai theksoi se është më i matur dhe i përgatitur për një lojë më të gjatë e më strategjike.

Alba Pollozhani njihet për pjesëmarrjen e saj në Ferma VIP 2, ku u bë një nga personazhet më të komentuara dhe më të dalluara të atij edicioni është gjithashtu një nga konkurrentet.

Ndërkohë, Ikballe Huduti, e parashikuar të bëhej pjesë e këtij sezoni, u detyrua të tërhiqej në momentet e fundit për shkak të sëmundjes së papritur të bashkëshortit, teksa ajo ndodhej rrugës drejt studios.

Me këtë nisje të larmishme, BBVK 4 pritet të sjellë një sezon të mbushur me ngjarje të forta, karaktere të theksuara dhe momente që do të mbajnë audiencën në pritje të çdo prime-i.