
Pak ditë më parë me anë të një postimi në Instagramin zyrtar të "Big Brother Vip" dhe Top Channel është lajmëruar se edicioni i ri i "BBV Albania 5" do të fillojë në dhjetor, por ende nuk ka një datë zyrtare.
Mbrëmjen e djeshme ishta nata e parë e spektaklit "BBV Kosova" dhe si nuk mund të mungonin komentet e Andi Vrapit në Instagramin e tij, komente të tij personale për edicionin dhe banorët e rinj. Ama ajo çfarë nuk kaloi pa u vënë re ishte një postim i tij, teksa shprehej i zhgënjyer nga banorët e BBV Kosova shkruan se nuk duron dot deri në 20 dhjetor.
20 dhjetor? A mos është kjo data e nisjes së "BBV Albania"? Mesa duket po, pasi dhe konteksti i postimit nënkupton se Andi i zhgënjyer nga BBV Kosova mezi pret BBV Albania. Gjithashtu në këtë postim ka vendosur një video të Olta Gixharit, kur ishte banore në "BBV2".

Kujtojmë se Andi është një nga ata personazhe që ka zbuluar shpesh herë të reja nga burimet e tij të brendshme.
-
Heidi Baci zëvendëson Enxhin dhe Neadën në Wake Up!
18 Nëntor, 09:43 -
Horoskopi ditor, e martë 18 nëntor 2025
18 Nëntor, 09:20


