KreuCelebrity

Pritet 'luftë' në "BBV Kosova"? Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa, ish të dashurat e Lim Hotit!

Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa janë dy nga banoret e këtij edicioni të ri të "BBV Kosova", por me një të përbashkët të madhe, ish-të dashurin, i cili është Lim Hoti.

Alba sezonin e kaluar ka qenë pjesë e "Ferma Vip", ku nisi një histori dashurie me Lim Hotin, lidhje e cila vazhdoi për disa kohë edhe pas daljes së tyre nga Ferma, por që tashmë ka përfunduar. Ara bashkëjetuan për një kohë të shkurtër, madje dhe u aluadua se arsye e daljes së tyre nga Ferma ishte një shtatzani e Albës.

Nga ana tjetër, Bia Khalifa, një modele e OnlyFans është bërë e njohur në Shqipëri për shkak të shoqërisë së saj me disa repera shqiptarë dhe personazhe TikTok-u. Modelja ka qenë në lidhje me disa djem të njohur shqiptar, ndër ta edhe Lim Hoti, ku dhe kanë postuar disa herë foto bashkë.

Pritet 'luftë' në "BBV Kosova"? Alba Pollozhani

Historia nuk mbaron këtu...

 Bia Khalifa ka reaguar për lajmin që qarkulloi disa muaj më parë në lidhje me shtatzaninë e Albës me Limin.

“Nëse Alba thotë se është shtatzanë është e njëjta gjë sikur të them që jam e virgjër, është e njëtja gjë, pra domethënia e fjalës është zero“- Bia Khalifa

Epo duhet se kemi shumë për të parë nga situatat që do krijojnë banoret brenda shtëpisë së "BBV Kosova".