KreuCelebrity

Getinjo habit fansat: A ma blen dikush iPhone 17 Pro Max?

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka shkaktuar të qeshura dhe reagime në rrjetet sociale me një kërkesë mjaft të pazakontë drejtuar ndjekësve të tij.

Përmes një postimi në InstaStory, artisti shprehu "ankesën" e tij për mospasjen e modelit më të fundit të telefonit.

"A ma blen dikush 1 iphone 17 promax bre? Se mbeta veq un. Allahile merrne seriozisht" (Allahu e di, merrni seriozisht), shkroi Getinjo.

Getinjo habit fansat: A ma blen dikush iPhone 17 Pro Max?

Kërkesa e tij duket qartë si një ironi ndaj trendit të shumë të famshmëve të tjerë, të cilët kanë ekspozuar versionet më të fundit të iPhone-ve, duke lënë të kuptohet se ai është i vetmi që "ka mbetur pas".

Kjo kërkesë e shpejtë tregon se Getinjo, megjithëse i pëlqyer në skenë, ka qenë më aktiv në rrjetet sociale kohët e fundit dhe ka shfaqur më pak angazhim në muzikë. Reperi ka bërë një tërheqje të dukshme nga prodhimi muzikor prej kohësh, pavarësisht popullaritetit të tij të qëndrueshëm.

Mbetet për t'u parë nëse ndonjë prej ndjekësve e ka marrë "seriozisht" kërkesën e tij ironike për modelin e ri të telefonit.