Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Getoari, ka rënë menjëherë në sy për kujdesin e madh që i kushton pamjes së tij dhe formës fizike. Ndërkohë, fotot e bashkëshortes së tij kanë befasuar publikun: ajo është një vajzë shumë e bukur, e cila duket se i qëndron plotësisht besnike stilit natyral.
Getoari, i cili u bë pjesë e BBVK4, vetëm pak ditë më parë kishte dhënë një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij. Banori, një ndër personazhet më të komentuar të hyrjes së re, ndau disa detaje të rëndësishme për jetën martesore dhe partneren e tij me origjinë siciliane.
Gjatë intervistës, ai tregon:
“Dasmën e kemi bërë në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë”, u shpreh ai, duke zbuluar edhe më shumë nga jeta e tyre private.
Ai shtoi gjithashtu me humor:
“Nëna dhe babai më kishin thënë të martohem me shqiptare.”
Këto rrëfime e kanë bërë Getoarin dhe bashkëshorten e tij edhe më të komentuar në rrjetet sociale dhe në ndjekësit e programit.


