KreuCelebrity

Tom Cruise thyen për herë të parë heshtjen për ndarjen e Nicole Kidman!

Tom Cruise thyen për herë të parë heshtjen për ndarjen

Tom Cruise ka thyer heshtjen për ndarjen tronditëse të ish-gruas së tij Nicole Kidman me këngëtarin e muzikës country Keith Urban, pas 19 vitesh martese.

Tom Cruise thyen për herë të parë heshtjen për ndarjen

Ylli 63-vjeçar i Hollivudit, i cili ishte i martuar me Nicole nga viti 1990 deri në vitin 2001, e quajti “karma” ndarjen e Nicole me Keith, e kjo duket për shkak të mënyrës sesi ajo e trajtoi pas ndarjes së tyre, kur ai mori shumë më pak simpati publike sesa Kidman.
'Kur Tom dhe Nicole u ndanë, ai mori të gjithë fajin dhe ajo mori të gjithë simpatinë. Ai u portretizua si djali i keq... dhe kjo “damkë” i mbeti për vite me radhë,' tha një burim i brendshëm për International Business Times.

'Tom u prek shumë nga mënyra se si Nicole e trajtoi ndarjen e tyre. Ajo doli në TV, bëri shaka për gjatësinë e tij dhe e portretizoi veten si viktimë, ndërsa ai qëndroi i heshtur dhe mori të gjithë goditjet.' 

Burimi shtoi se aktori i “Mission: Impossible” ndihej 'se tashmë u provua që ai kishte  të drejtë' tani që Nicole u nda nga burri i saj i dytë. “E bezdiste fakti që ky djalë u portretizua si ajo figurë shenjtore që kishte hipur mbi një kalë të bardhë, si të thuash, dhe e kishte shpëtuar Nicole nga kujtimi djallëzor i martesës së tyre”, tha personi në fjalë.