Bia Khalifa është bërë menjëherë një nga emrat më të përfolur të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, sapo ka hyrë në shtëpi gjatë Prime-it të parë të sezonit.
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes, ajo zgjodhi të freskohej në pishinë dhe zgjodhi të futej topless, gjë që solli reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Banorët u panë duke komentuar veprimin e saj, ndërsa pamjet qarkulluan me shpejtësi në internet, duke ndarë opinionin e publikut mes atyre që e interpretuan si provokim dhe atyre që e panë si pjesë të stilit dhe imazhit që ajo ka shfaqur gjatë karrierës së saj.
Ky episod e ka pozicionuar Bia Khalifën në qendër të vëmendjes që në natën e parë, duke lënë të kuptohet se ajo mund të jetë ndër personazhet më të diskutuar të këtij edicioni.
Përveç Bias, në garë kanë hyrë edhe 18 konkurrentë të tjerë. Ndërkohë, Ikballe Huduti u tërhoq në moment të fundit nga pjesëmarrja, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj.
