Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas largimit të saj nga Top Channel.
Dorëheqja e Enxhit nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” erdhi menjëherë pas konfliktit fizik që pati me kolegen e saj, Neada Muçaj — një ngjarje që bëri bujë të madhe në media.
Pas situatës së krijuar, Enxhi ka zgjedhur të reagojë me një postim në Instagram. Në foto, ajo shfaqet së bashku me nënën dhe qenin e saj, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është qëndrimi provokues: moderatorja shihet duke nxjerrë gjuhën dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit.
Ndjekësit e komentuan imazhin, duke e cilësuar si një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe sfiduese ndaj gjithë zhurmës së krijuar pas largimit të saj nga ekrani.


