KreuCelebrity

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10 serialet më të mira që s’duhet t'i humbisni këtë Nëntor

Nëntori sjell një valë titujsh të rinj dhe kthimesh të pritura me padurim në ekranet tona, duke garantuar një muaj të ngarkuar për adhuruesit e serialeve dhe filmave. Gama e tyre varion nga dramat ligjore deri te fantashkenca e thellë dhe dokumentarët historikë.

Në krye të listës qëndron sezoni i pestë dhe final i serialit hit "Stranger Things" në Netflix, i cili do të shfaqet më 26 nëntor, duke e çuar sagën e Eleven dhe miqve të saj drejt betejës përfundimtare kundër Vecna-s.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10
Drama ligjore "All's Fair", e cila u publikua me 4 nëntor në Hulu/Disney+, ka në qendër Kim Kardashian si një avokate divorci që krijon firmën e saj të grave, nën drejtimin e producentit të njohur Ryan Murphy.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10


Një tjetër thriller psikologjik që pritet të mbajë publikun në ankth është "All Her Fault" (u publikua në 6 Nëntor), ku Sarah Snook (Shiv nga Succession) luan një nënë e cila përballet me zhdukjen e mistershme të djalit të saj pas një adrese të gabuar.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10

Adhuruesit e sci-fi do të shohin kthimin e krijuesit të Breaking Bad, Vince Gilligan, me serinë e re "Pluribus" në Apple TV e cila është tashmë e disponueshe nga 7 nëntori. Një virus e bën botën të lumtur, por protagonistja, luajtur nga Rhea Seehorn, nuk ndikohet.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10

Ndërkohë Netflix solli thriller-in "The Beast in Me" ku Claire Danes dhe Matthew Rhys luajnë fqinjë që zhvillojnë një obsesion të rrezikshëm pas një misteri zhdukjeje.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10

Për ata që pëlqejnë stilin e frymëzuar nga Azia, "Last Samurai Standing” në Netflix premton të jetë një konkurs mbijetese i stilit Squid Game, por i vendosur në epokën e samurajve të Japonisë së vitit 1878.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10

Gjithashtu, theksi vihet te drama historike "Death By Lightning" e cila tregon historinë tragjike të Presidentit James Garfield (Michael Shannon) dhe vrasësit të tij (Matthew Macfadyen).

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10
Ndërsa në PBS, dokumentaristi veteran Ken Burns do të ofrojë një vështrim të thellë në "The American Revolution" duke eksploruar historinë përtej figurave tradicionale të Baballarëve Themelues.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10

Në fund, komedia do të ketë vendin e saj me "I Love LA" në HBO Max e krijuar dhe luajtur nga Rachel Sennott, e cila sjell humor rreth një grupi miqsh që ribashkohen në Los Anxhelos.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10
Misteri do të shfaqet në "Malice" Prime Video ku një dado misterioze (Jack Whitehall) depërton në jetën e një çifti të pasur.

Nga drama ligjore e Kim Kardashian te finalja e "Stranger Things" 10


Shikim të këndshëm!

Burimi: BBC News