KreuCelebrity

Lot dëshpërimi për Kim Kardashian, dështon sërish në provimin e jurisprudencës

Lot dëshpërimi për Kim Kardashian, dështon sërish

Rugëtimi i gjatë dhe sfidues i Kim Kardashian drejt avokatisë ka rezultuar sërish me pengesa. Ylli 45-vjeçar, e cila ka kaluar shtatë vjet duke studiuar për t'u bërë avokate, dështoi të kalonte provimin e rëndësishëm të jurisprudencës në Kaliforni.

Megjithëse lajmi u bë publik këtë muaj, Kim ka ofruar një pamje nga brenda betejës së saj mendore dhe fizike në një vlog nëntëminutësh, duke dokumentuar dy javët e fundit para testit. Gjatë kësaj periudhe, ajo anuloi çdo angazhim tjetër për t'iu përkushtuar vetëm studimeve.

Në një moment thellësisht të ndjeshëm, Kim shfaqet në shtrat, pa grim, duke qarë nga ngarkesa e madhe. Ajo rrëfeu se lodhja mendore po e dërrmonte, duke thënë:

"Jam kaq e lodhur… Çdo herë që mendoj se po përparoj, shfaqet diçka që më ndalon. Një pjesë e imja thjesht dëshiron të ndalojë. Më duket sikur truri do të më shpërthejë dhe kam ende aq shumë për të mësuar."

Përveç stresit psikologjik, Kardashian u përball edhe me probleme shëndetësore serioze. Ajo tregon se shpina e saj e kishte "lëshuar", duke i shkaktuar dhimbje të forta. Në videoklip, ajo shihet me një korse mbështetëse, duke zbuluar se një rezonancë magnetike kishte konfirmuar dëmtimin e disqeve të shtyllës kurrizore.

Dështimi i Kim në provim erdhi në një kohë kur u shfaq premiera e serialit të saj dramatik, "All's Fair", ku ajo ironikisht luan rolin e avokates Allura Grant, përkrah aktorëve të mëdhenj si Glenn Close dhe Sarah Paulson.

Megjithatë, Kim, rrugëtimi i së cilës filloi në vitin 2018 i frymëzuar nga babai i saj, avokati i famshëm Robert Kardashian Sr., theksoi vendosmërinë e saj të pathyeshme për të arritur qëllimin.

“Nuk jam ende avokate… vetëm luaj një të tillë të veshur shumë bukur në TV. Gjashtë vite në këtë rrugëtim dhe ende jam e përkushtuar derisa ta kaloj provimin. Pa rrugë të shkurtra, pa dorëzim, vetëm më shumë studim dhe akoma më shumë vendosmëri," deklaroi Kim.

Ajo e sheh këtë pengesë si një motivim shtesë, duke treguar se do të vazhdojë betejën me librat deri në momentin që do t’i bashkohet zyrtarisht profesionit të ligjit.