
Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme ishte moderatorja Bora Zemani, e cila ka folur për projektet e saj në Top Channel dhe lidhjen e saj me Donald Veshajn.
E pyetur nëse do të ishte pjesë e spektaklit të madh të ‘Big Brother Vip Albania’, Bora shprehet se për të ajo eksperiencë është e vështirë dhe nuk mendon se do e bënte dot.
Do hyje ndonjëherë në Big Brother?
“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”, tha Bora.
Këtë të premte fillon sezoni i dytë i ‘game-show’ “Piramida” në Top Channel dhe Bora Zemani do të jetë përsëri moderatore, ku dhe ka treguar risitë.
“Aplikimet janë shumë më të larta se sezoni i kaluar. Çdokush mund të krijojë skuadrës e vetë. Këtë sezon jam me dy kapiten që duhet të motivojnë skuadrat. Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj.


