Këngëtari i njohur Mentor Haziri është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” pas një qëndrimi të shkurtër, që zgjati pak më shumë se 24 orë.
Largimi i tij erdhi për arsye personale, pasi Haziri bëri të ditur se ka humbur një familjar, një ngjarje që e ka prekur thellë emocionalisht.
Vendimi i papritur i artistit u prit me trishtim nga banorët e tjerë, të cilët e përshëndetën dhe i uruan forcë në këtë moment të vështirë.
