
Këngëtarja e dashur për publikun, Vesa Luma, ishte e ftuara speciale e emisioni të mëngjesit, “Wake Up”, ku ndau me shikuesit momente nga jeta profesionale dhe personale, si edhe bashkë me Blendi Salën diskutuan tema të ndryshme sociale.
Gjatë paraqitjes së saj në “Wake Up”, shumë shikues vënë re se Vesa dukej më e tonifikuar dhe e lehtësuar në peshë. Pamja e saj e qetë, e sigurt dhe plot shkëlqim, la përshtypjen se ndryshimet e fundit i kanë bërë mirë, si në pamje, ashtu edhe në energjinë që transmetoi në studio.
Vesa dhe Blendi diskutuan edhe për fishkëllimat e tifozëve kundër Granit Xhakës, situatë që i kishte ndodhur ndeshjen e kësaj jave, ku ai u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në Prishtinë, një reagim që vetë mesfushori nuk e kishte pritur.
Vesa e kritikoi këtë gjest ndaj futbollistit duke e quajtur veprim të ulët dhe i kerkoi falje Granit Xhakës në emër të publikut.
-
-
Horoskopi ditor, e enjte 20 nëntor 2025
20 Nëntor, 09:24


