KreuCelebrity

Pas fishkëllimave ndaj Granit Xhakës, lojtarët dërgojnë mesazhin: ‘Ne jemi një

Kosova mbylli kualifikueset e Botërorit 2026 me barazim 1-1 ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në një sfidë ku helvetët siguruan kualifikimin direkt, ndërsa “Dardanët” do të vazhdojnë rrugëtimin në fazën playoff. Megjithatë, vëmendjen nuk e mori vetëm rezultati, por edhe fishkëllimat e një pjese të tifozëve kosovarë në drejtim të Granit Xhakës sa herë ai prekte topin.

Sipas mediave kosovare, reagimi i tifozëve erdhi si pasojë e disa deklaratave të Xhakës lidhur me vendimin e Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën dhe jo Zvicrën. Vetë kapiteni i helvetëve, pas ndeshjes, u shpreh i habitur nga ky reagim.

Pas fishkëllimave ndaj Granit Xhakës, lojtarët dërgojnë

Për të ulur tensionet, mbrojtësi kosovar Albian Hajdari ndërhyri përmes rrjeteve sociale. Ai publikoi një foto në Instagram ku shihej së bashku me Xhakën dhe Avdullahun, të shoqëruar me mbishkrimin: “Ne jemi një”. Postimi u ripostua edhe nga Avdullahu dhe më pas nga vetë Xhaka, duke treguar se mes lojtarëve nuk ekziston asnjë përplasje apo keqkuptim.

Gjestet e tyre u pritën pozitivisht nga tifozët, duke u parë si një mesazh uniteti dhe respekti përtej fanellave dhe zgjedhjeve personale.