
Këngëtarja Fjolla Morina duket se është përfshirë në një aksident, ndërsa kanë dalë edhe pamjet nga vendngjarja. Burime pranë saj bëjnë me dije se këngëtarja është aksidentuar me makinë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ka ndodhur aksidenti apo vendndodhja e ngjarjes.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj apo nëse ka lëndime serioze nga ky aksident.

Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që familjarët dhe stafi i këngëtares nuk kanë bërë ende një deklaratë publike.


