KreuCelebrity

"Martesa para bebit" Çifti viral zbulon ekskluzivisht për Bordo planet e së ardhmes

"Martesa para bebit" Çifti viral zbulon ekskluzivisht për

Albi dhe Xhesi janë një nga çiftet më virale në rrjete sociale dhe më të dashura për publikun. Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, ata kanë rrëfyer gjithçka për jetën e tyre private, marrëdhëniet me familjet dhe planet e së ardhmes.

Albi nuk e fsheh entuziazmin kur flet për familjen e Xhesit. “Raporti ynë është spektakolar. Bëjmë shaka, flasim për biznes, madje edhe për plane të mëdha në jetë. Komunikojmë çdo ditë,”  tregon ai. Xhesi shton se Albi është kthyer në “djalin e familjes” dhe marrëdhënia e tij me prindërit e saj është perfekte. 

Për martesën, çifti ka një rregull të qartë: ceremonia duhet të vijë para bebit. “Martesa pas bebit nuk është më martesë, është thjesht një gëzim që ngel si martesë,” shprehet Albi. Data ende nuk është vendosur, por çifti ka planifikuar periudhën 2026-2027.

Jeta e tyre e përditshme është e mbushur me vizita tek familjet. Xhesi tregon se shkojnë shpesh tek prindërit e Albit në Tiranë, ndërsa prindërit e saj jetojnë në SHBA. Megjithatë, gjyshërit në Shqipëri janë gjithmonë të pranishëm dhe ata i vizitojnë sa herë kanë mundësi. Albi shton me humor se telefonatat janë të shpeshta dhe plot dashuri.

Dashuria, respekti dhe komunikimi janë kyç në marrëdhënien e tyre. Me plane konkrete për të ardhmen, Albi dhe Xhesi tregojnë se janë gati për kapitullin e ri një histori dashurie që rritet çdo ditë dhe që publiku mezi pret ta ndjekë.

Intervista e plotë më poshtë: